Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka reaguar qeverisë izraelite, e cila ka urdhëruar evakuimin e civilëve nga Rafah.
Michel i bëri thirrje qeverisë izraelite që ta respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah.
“Pikat e kalimit duhet të funksionojnë plotësisht dhe të lejohet që ndihmat elementare humanitare të kalojnë në mes të urisë së madhe në Gaza.”
“Të gjitha përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar një marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm. BE-ja është e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në zgjidhjen mes dy shtetesh.”
Tutje, ai tha se krijimi i një shteti të qëndrueshëm të Palestinës është kyç në këtë drejtim, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin, ashtu siç, sipas tij, pasqyrohet në rezolutën e OKB-së.