Presidenti i Hungarisë vjen sot në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

E publikuar: 08/12/2025 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim Presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok.

Sipas agjendës mediale nga kabineti i Presidentes, takimi do të zhvillohet në orën 16:00 në kabinetin presidencial.

Njëherësh është bërë e ditur se mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga pritja dhe nga fillimi i takimit.