Presidenti i federatës serbe i frikësohet shortit: Shqipëria? Mos e bëj zot

E publikuar: 26/11/2023 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 2 dhjetor, me fillim nga ora 18:00 do të hidhet shorti për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Kombëtarja e Shqipërisë do të njoftohet me kundërshtaret e saj, në mesin e tyre mund të jetë edhe Serbia.

E lidhur me shortin ka folur, kryetari i Federatës të Futbollit të Serbisë, Dragan Gjajiq. Ai tha se i frikësohet një shorti të mundshëm me kombëtaren shqiptare.

“Janë të gjithë të vështirë, për shembull Rumania. Mos e bëj zot Shqipëria.”- tha ai.

“Të gjithë kemi të drejtë për të dëshiruar. Por, dëshirat janë një gjë, e realiteti gjë tjetër. Kë do që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm mos ta kemi Gjermaninë, Spanjën, Francën”, ka thënë Gjajiq.

Skuadra e Sylvinhos u kualifikua si e para në grupin E, me 15 pikë, duke lënë prapa Çekinë dhe Poloninë.