Presidenti i çon mesazh Kurtit: Ka shumë interes nga disa njerëz për të prishur procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 08/03/2020 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka shumë interes nga disa njerëz për të penguar procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje, midis Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më të mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në këtë drejtim ai ka thënë se përsëri, roli i SHBA-së është i domosdoshëm.

“Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit Donald Trump për angazhimin për të sjellë paqe në botë”, ka shkruar më tej presidenti Thaçi.

Postimi i plotë:

Ka shumë interes nga disa njerëz për të prishur procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më e mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA është i domosdoshëm.

Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump për angazhimin për të sjellë paqe në botë.