Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo thuhet se është larguar nga objektet e stadiumit duke e quajtur VAR-in një ‘turp’ pas anulimit të golit të Alvaro Moratas kundër Juventusit.
VAR-i ka vendosur që goli i Moratas të anulohet pas thuhet se kanë parë një ndërhyrje të palejuar të sulmuesit dnaj mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.
Mediumit Movistar + pretendon se Cerezo u frustrua gjatë ndeshjes në një dhomë pritjeje në Wanda Metropolitano.
“Ai u largua nga dhoma e tij dhe bëri komente kundër VAR-it”, ka thënë fillimisht Movistar dhe gazetarja Monica Marchante.
“Ai shikonte golat në TV. Ishte i zemëruar. Në fund të ndeshjes, ai vazhdoi të thoshte: ‘Më lejoni t’ju them, është një turp [poshtërim]’”.
Gazeta AS shkruan se 70-vjeçari gjithashtu kritikoi VAR-in para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve, të cilat Atletico e fitoi 2-0.
“Para VAR-it, kishte një problem. Tani ka dy probleme… “, citon gazeta spanjolle.
Ndryshe, ndeshja kthyese ndaj Juventusit zhvillohet pas tri javëve dhe Atletico udhëton në Torino me një rezultat shumë pozitiv. /Telegrafi/