Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë shënon një ngjarje historike. Për herë të parë në Tiranë vjen presidenti francez Emanuel Macron.
Ai u prit nga kryeministri Edi Rama i cili ishte entuziast dhe i buzëqeshur. Macron foli për mediat për një sërë çështjesh të rëndësishme. Lideri francez tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se kanë projekte konkrete për të diskutuar.
“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar.
E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm. Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë.“
Pas vizitës së parë në Tiranë, Macron u shpreh se do të rikthehet.
“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që gjendemi këtu. Miku im i mirë më ka ftuar disa herë jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh”.