Presidenti dhe dy zyrtarë të klubit turk janë arrestuar pas sulmit ndaj gjyqtarit në ndeshjen Ankaragucu – Rizespor

E publikuar: 12/12/2023 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli turk u trondit nga një skenë e shëmtuar në fundin e ndeshjes mes Ankaragucus dhe Rizespor që përfundoi baras 1-1.

Presidenti i vendasve, Fati Koca zbriti në fushë dhe grushtoi gjyqtarin e ndeshjes Halil Umut Meler.

Kjo ka bërë që Federata e Futbollit të Turqisë t’i pezullojë për një kohë të pacaktuar të gjitha ndeshjet në futbollin turk.

Policia e shtetit ka arrestuar presidentin e Ankaragucus, Fati Koca i cili ka dhënë edhe një deklaratë në stacionin policor se pse ka bërë këtë veprim.

Goditja ndaj gjyqtarit nga presidenti i klubit, Federata merr vendim të rëndë për futbollin në Turqi

“Ky incident ka ndodhur për shkak të vendimeve të gabuara dhe sjelljes provokuese të gjyqtarit. Qëllimi im ishte të reagoja verbalisht ndaj arbitrit dhe t’i pështyja në fytyrë”.

“Në këtë kohë, unë e godita arbitrin në fytyrë. Shuplaka që dhashë nuk shkaktoi frakturë. Më largoi nga vendi i ngjarjes për shkak të sëmundjes së zemrës, përveç kësaj, nuk kam dijeni për ndonjë incident që ka ndodhur”, tha presidenti i klubit nga kryeqytetit i Turqisë.

Reagime të shumta ka pasur për këtë ngjarje, derisa askush deri më tani nuk e ka përkrahur dhunën e presidentit Fati Koca dhe të gjithë e kanë dënuar atë.

Sot janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të klubit nga Ankaraja.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.