Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka filluar vizitën zyrtare në Kosovë, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë, raporton Ekonomia Online.
Begaj u prit nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, para Presidencës.
Të dy homologët do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërkohë që më vonë pasdite, Begaj do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
I pari i Shqipërisë do të qëndrojë në Kosovë deri më datën 18 shkurt.