Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Ekonomia Online.
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Fillimisht presidentja Osmani e ka pritur presidentin Begaj me ceremoni të lartë shtetërore. Më pas president Begaj është edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca.