Presidenti i Austrisë uron Thaçin

E publikuar: 16/02/2018 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Van der Bellen: Ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave

Presidenti Hashim Thaçi, në prag të 10- të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë një telegram urimi edhe nga presidenti i Republikës Federale të Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Letra e plotë:

I nderuari z. President, Ju faleminderit për ftesën për festimet e datës 18 shkurt me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me keqardhje më duhet të Ju njoftoj se pjesëmarrja ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk është e mundur për arsye të agjendës së planifikuar kohë më parë.

Megjithatë, më lejoni që me këtë rast të Ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të Ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave Tuaja të marrë me këtë funksion të lartë./rtv21/

Me nderime,
Alexander Van der Bellen President i Republikës Federale të Austrisë.