Presidenti austriak uron 17 shkurtin: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera

E publikuar: 16/02/2022 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen, njofton Klan Kosova.

Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.