Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese.
Thaçi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese 200 faqe kundër lëndës së partisë së kryeministrit Albin Kurti ndaj tij, pas dekretit që kishte shpallur për ta mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit.
Gazeta Express ka siguruar komentet e Thaçit dërguar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kërkesën për vendosje meritore në rastin KO72/20.
Pas argumenteve të tij, Thaçi ka kërkuar që kërkesa e VV’së për shfuqizimin e dekretit të Thaçit “të shpallet e papranueshme, sepse nuk është ne pajtim ratione materiae me Kushtetutën”.
Thaçi ka argumentuar se ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij, dhe se ka vepruar maksimalisht sipas standardeve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në rastin KO 103/14, të korrikut 2014, duke shfrytëzuar diskrecionin e tij.
Presidenti po ashtu ka argumentuar se ka vepruar në të miren publike dhe të interesit të qytetarëve, në mbrojtje të vlerave kushtetuese të vendit.
Më poshtë, ju sjellim dokumentin e plotë.