Presidenca: “Open Ballkan” po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

E publikuar: 07/06/2022 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së fundi të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Rusia e mbështet iniciativën e Ballkanit të Hapur, e cila është nismë e Serbisë.

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela, përmes një publikimi në Twitter tha se Lavrov e sheh këtë nismë si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, shkroi ai, transmeton lajmi.net.