Presidenca i reagon Serbisë: Është bërë qendër e ekspansionit rus në Ballkan, duhet të mbajë përgjegjësi

E publikuar: 12/03/2022 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groselj, njoftoi se kanë kërkuar ngrirje të përkohshme të negociatave të pranimit në BE me qeverinë serbe dhe ndalimin e mbështetjes financiare të unionit.

“Nëse Serbia zgjedh të injorojë thirrjen për t’iu bashkuar sërish qëndrimit të përbashkët të BE-së për Rusinë, ne kërkojmë një ngrirje të përkohshme të negociatave të pranimit në BE me qeverinë serbe dhe ndalimin e mbështetjes financiare të BE-së”, shkroi Groselj në rrejtin social “Twitter”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe, shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Ai tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi, pasi po zgjedhë të injorojë thirrjen për të iu bashkuar qëndrimit të përbashkët të Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kur e gjithë Evropa është e bashkuar në dënimin dhe përballjen e agresionit rus kundër Ukrainës, Serbia vazhdon qasjen e saj të dyfishtë. Pretendohet të jetë i interesuar për anëtarësimin në BE, ndërkohë që është një qendër për ekspansionizmin rus në rajon dhe më gjerë. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi!”, shkroi Vela.