Vjosa Osmani
Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Takimi do të mbahet nga ora 14:30, derisa mediave do t’u lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.
Për këtë takim, Gazeta Express mbrëmë ka raportuar duke u bazuar në burime. Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.
Për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve pas kërkesave nga SHBA dhe Gjermania që ato të shtyhen për shkak të incidenteve në veri të vendit, Presidentja Osmani është në pritje të një raporti të Komisionit Qendror Zgjedhor.