Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian sot kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian përpara se të kalojë procedurën formale të miratimit.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur Këshilli Evropian përmes një komunikate për media.
Rregullat e reja do t’i lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.
Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024