Nga Presidenca e Kosovës kanë dalë më sqarim lidhur me pasaportën diplomatike të dizajnerit të njohur, Valdrin Sahitit, i cili ditëve të fundit e mori vëmendjen e publikut dhe mediave se është arrestuar në Turqi për posedim të substancave narkotike.
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, si dhe as Valdrin Sahitit.
“Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar”.
“Prandaj, shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina në rrjetin social Facebook.
Për Klankosova.tv arrestimin e Valdrin Sahitit, e ka ka mohuar avokati Besnik Berisha. Ai tha për se Sahiti ndodhet në Dubai duke vazhduar agjendën biznesore.