“Prerja ceremoniale e kalaveshit të rrushit”, bëhet horë ministria e Faton Pecit nga Shoqata e Vreshtarëve

E publikuar: 07/09/2021 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Vreshtarëve “Vreshtari” i ka reaguar Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për mbajtjen e ceremonisë së “Festës së Vjeljes së Rrushit 2021”.

Në reagimin e shoqatës është bërë e ditur se vreshtarët nuk do të marrin pjesë në këtë ceremoni, duke theksuar kërkesat e tyre dhe duke publikuar agjendën e planifikuar nga institucionet kompetente, të cilët Shoqata e Vreshtarëve e ka cilësuar ‘qesharake’.

Nga Shoqata kanë bërë të ditur se deri më tani kanë njoftuar dhe kanë bërë apel të vazhdueshëm tek institucionet për mos uljen e subvencioneve gjatë kohës së pandemisë, por megjithatë deri më tani kanë hasur në ulje të pagesave direkte deri në 500 mijë euro.

“Kemi kërkuar ndihmë dhe marrjen e masave për luftimin e sëmundjes ESKA dhe kompenzim të vreshtarëve, asgjë nuk është ndërmarrë. Kemi kërkuar dhe kërkojmë masat mbrojtëse dhe lehtësimin e procedurave doganore për eksport në Mal të Zi dhe Shqipëri… Dje zyrtarët tuaj nga DVV kanë dërguar një agjendë në adresë individuale me viber (në ora 14:00, pa datë, pa adresë, pa nënshkrim) kinse agjendës për “Festën e Rrushit për 2021”, një dokument jo profesional, amator dhe jo serioz, i cili tregon një agjendë e cila i përshkruan disa aktivitete të cilat janë dhe do të mbeten ekskluzive të vreshtarëve dhe Shoqatës Vreshtare “Vreshtari” që nga fillimi i zyrtarizimi i vjeljes së rrushit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Shoqatës, transmeton lajmi.net.

Përmes këtij reagimi, Shoqata “Vreshtari” me 1 mijë e 700 anëtarë fermer-vreshtarë, ka bërë të ditur se nuk merr pjesë në aktivitete që sipas tyre janë ‘jo profesionale dhe keq të planifikuara’.

Në agjendën e dërguar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Shoqatën “Vreshtari”, ndër të tjerash planifikohet edhe pika “Prerja ceremonial e kalaveshit të rrushit”, gjë që ka bërë këtë agjendë të tingëllojë edhe më qesharake.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Vreshtarëve – “Vreshtari”:

Njoftim për opinionin publik!

Të nderuar Vreshtarë, media dhe opinion i gjërë,
Sot është një datë dhe ditë e veçantë për vreshtarët e Republikës së Kosovës, data 7 e shtatorit simbolizon, mundin, sakrificën dhe djersën një vjeçare të vreshtarëve të vyeshëm të zonave vreshtare të Kosovës, të cilën çdo përvjetor e simbolizojm me festë madhështore në zonat vreshtare të Kosovës.
Ky vit ishte më i vëshirë që nga paslufta, për shkak të përballjes me një sëmundje shume te rrezikshme ( Eska)e cila ka prekur qindra hektarë me vreshta dhe se shkenca nuk ka gjetur ende përgjigje dhe e vetmja formë për luftimin është shkulja e hardhisë se rrushit. Këtë vit jemi përballur me presion të shtuar dhe neglizhencës nga ana e MBPZHR-së për sektorin vreshtar,
1. Kemi informuar e bërë apel të vazhdueshëm për mos ulje të subvencioneve në kohë pandemie (kem
ulje të pagesave direkte për 500,000€ )
2. Kemi kërkuar ndihmë dhe marrjen e masave për luftim e sëmundjes ESKA dhe kompenzim të vreshtarëve ( asgjë nuk është ndërmar)
3. Kemi kërkuar dhe kërkojmë masat mbrojtëse dhe lehtësimin e procedurave doganore për eksport në Mal të Zi dhe Shqipëri.
✓ Dje zyrtaret tuaj nga DVV kanë dërguar një agjendë në adresë individuale me viber ( në ora 14:00, pa datë, pa adresë, pa nënshkrim) kinse agjendes per “Festen e Rrushit per 2021”, një dokument jo pofesional, amator dhe jo serioz, i cili tregon një agjendë e cila i përshkruan disa aktivitete të cilat janë dhe do të mbeten ekskluzive të vreshtarëve dhe Shoqatës Vreshtare ‘Vreshtari’ që nga fillimi i zyrtarizimit të Festës së vjeljes së rrushit.
Rikujtojm opinionin publik dhe ‘këshillëtarët’ të Ministrit; Festa e vjeljes së rrushit është festë e kryekëput e vreshtarëve ku kjo festë simbolizon perfundimin e një sezoni të punës së mundimshme, sakrificës së familjeve të tëra fermerësh në angazhim një vjeçar ku festohet grumbullimi i bereqtit vjetor dhe falemnderohen për punën e bërë vreshtarët! Andaj z.Ministër kjo qasje jo profesionale e inicuesve të këtyre aktiviteteve ( individ jo kompetent, akter servil, pa asnjë m2 vreshtë, këshilldhënës oportunist, punojne kundër interesave të sektorit vreshtar dhe vendit) pa kordinim me grupe të interesit ne e shohim si nënvlerësim dhe përbuzje të fermerëve vreshtarë dhe tjetërsim i festës së vjeljes së rrushit, gjë që nuk do lejojmë që të ndodh!
Andaj, me kete qasje nga ana e institucioneve pergjegjëse për sektorin, ne ndiejm keqardhje që ju z.Ministër mund të jeni keq informuar dhe keq këshilluar në lidhje me improvizime që mundohen ti bëjnë festës së vjeljes së rrushit. Shoqata e vreshtarêve ‘Vreshtari’ njofton opinionin publik dhe anetarësin e saj me 1700 fermer vreshtarët se; NUK MERR PJESË NË AKTIVITETE JO PROFESIONALE DHE TË KEQ PLANIFIKUARA�
Per shkaqe;
Shoqata ka pezulluar të gjitha aktivitete me pjesmarrje fizike në tubime për shkak të pandemisë COVID 19 ⁃ Nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë e as nuk kemi marr përsipër organizimin e festës së vjeljes së rrushit hiq më pak këtë vit për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, të popullatës dhe vreshtarëve.
⁃ Shoqata e Vreshtareve cdo vit po perballet me ndëryrjet politike para dhe gjate Festës së vjeljes së rrushit, e cila duhet të jetë feste dhe gëzimit për vreshtët dhe familje të tyre.
⁃ Çdo organizim i festës pa pjesmarrje te vreshtareve ne e konsiderojm private! ⁃ ‘NE EGZISTOJM PËR MBROJTJEN E INTERESAVE VRESHTARE’’LUSIM POLITIKEN QE TE NA KURSEJ NGA KALKULIME TE TYRE DITORE’
Kryetari I Shoqates se Vreshtareve “Vreshtari”
z.Hamid Makshana
Date: 07.09.2021
p.s: agjenda e MBPZhR.