Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar premtimet e fundit të kreut të qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramës, i cili tha se do të ketë rritje pagash mesatare.
Në një deklaratë për media, Meta nënvizoi se kryeministri shqiptar po dhunon hapur Kodin Zgjedhor.
Sipas tij, premtimet e bëra së fundmi janë vetë propagandë për zgjedhjet.
“Ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët e kanë provuar është se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt se teksa në periudhën 2005-2-10 u rritën, ky që premtonte rritje. Nga viti 2013 deri në 2022 u rritën çmimet në mënyrë galoponte”.
“Është fakt se në qeverisjen e Ramës pagat minimale dhe mesatare janë më të ulëta në rajon dhe në vendet e tjera. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët kur të ardhurat që ka mbledhur shteti i kishte që në fund të dhjetorit të 2022-it”, tha Meta. /Euronews albania