
Kandidati për kryeministër në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, është shprehur se nëse do ta marr besimin e qytetarëve do të ulet çmimi i energjisë për 20 përqind, shkruan InfoSot.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook tha se Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend.
“Nëse do ta marr besimin tuaj, do ta ulim çmimin e energjisë për 20 përqind.
Nuk do të ketë më ngritje të çmimeve e as manipulim me të ashtuquajturat bllok tarifa të cilat janë shndërruar në mekanizëm për fatura të papërballueshme për qytetarin.
Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.