“Premier Songs” ka filluar fuqishëm duke përfshirë emrat më të suksesshëm aktualë të këngës shqipe: Sabri Fejzullahu, Edona Llalloshi, Linda Hakaj, Genc Prelvukaj, Engjellusha Salihu, Vjollca Luka etj.
Aplikacioni është i krijuar për funksionim në telefona të mençur android dhe iphone. Gjithashtu moduli i funksionimit online dhe offline e bëjnë atë të përdorshëm dhe përgjigje adekuate përballë vorbullit inovativ teknologjik.
“Premier Songs” deri tani ka arritur dhjetëramijëra shkarkime dhe edhe më shumë përdorues, të cilët këngët e preferuara kanë rastin t’i blejnë përmes operatorëve telefonikë në Kosovë VALA dhe IPKO.
Sipas bashkëpunëtorëve të deritashëm të “Premier Songs”, aplikacioni është ai që i ka munguar mozaikut të muzikës shqipe. Me këtë aplikacion do të përfitojnë të gjithë: këngëtarët dhe të gjithë krijuesit muzikorë dhe do të mbrohet autorësia dhe të drejtat e krijuesve.
Shkarko aplikacionin ketu: www.premiersongs.com/shkarko

















