Pranoi të torturohej në publik, arsyeja do t’ju habisë (Video)

E publikuar: 29/02/2016 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jacqueline Traide, një studente nga Universiteti ‘Oxford Brookes’, u pajtua vullnetarisht që të torturohet, të keqtrajtohet dhe të injektohet përderisa qindra njerëz të tjerë e shikonin atë.

Arsyeja?

Ajo dëshiroi t’ua demonstronte të tjerëve se si është të torturohesh për teste mjekësore, torturime këto që zakonisht i ‘hanë’ kafshët.

Qëllimi i saj ishte që t’i inspironte njerëzit të nisnin një peticion kundër testimeve në kafshë për produkte kozmetike, transmeton Gazeta Express.

Gjatë procesit të torturimit, ajo u shfaq në publik, që të tjerët ta shihnin. Shikojeni videon më poshtë, por kujdes pasi për dikë përmbajtja e kësaj video mund të jetë shqetësuese.