Pranohet propozimi i PAN –it, seanca konstituive më 24 gusht

E publikuar: 16/08/2017 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas diskutimeve në takimin konsultativ, kreu i këtij takimi, Adem Mikullovci vendosi të pranojë propozimin e PAN -it dhe të thërrasë seancën konstituive më 24 gusht. Paraprakisht Korab Sejdiu nga AKR e Ilir Deda nga Alternativa kërkuan garanci që më 24 gusht e pranishme në seancë do të jetë edhe PAN-i.

Por, kryesuesi Adem Mikullovci tha se nuk mund ta garantojë pjesëmarrjen e PAN-it në seancë. Lidhur me këtë reagoi përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se nuk lejon që të tjerët të ‘shesin’ moral por kërkoi mbështetje për kërkesën e tyre që më 24 gusht të mbahet seancë.

Hoxhaj tha se të mbështetet mbajtja e seancës më 24 gusht, pastaj do të vërtetohet nëse do ta mbajnë fjalën ose jo.