Pranimi i aplikimit të Kosovës në KiE, Hoxhaj: Lajm i jashtëzakonshëm

E publikuar: 24/04/2023 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se ky është një lajm i jashtëzakonshëm.

“Lajm i jashtëzakonshëm që Kosova mori përkrahje nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kaloi etapën e parë të anëtarësimit! Së shpejti, flamuri i shtetit më të ri në Evropë, Kosovës, do të valojë në organizatën më të vjetër të Evropës, Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.