Një nënë e cila pretendon se dora që ishte “shfaqur” në imazhin e familjes së saj, ishte “tregues” se burri që ishte afër dorës misterioze do të vdes më vonë.
Rhynnice Trelfa, 28-vjeçe, po shijonte piknikun me miqtë dhe familjarë në Dovestone Reservoir të Manchesterit, kur pozuan për një fotografi të përbashkët në vitin 2011, transmeton Telegrafi.
Por, nëna e një fëmije prej atëherë ka pyetur vazhdimisht në rrjetet sociale ekspertet e aktiviteteve paranormale, që t’ia shpjegojnë se çfarë në të vërtetë ishte dora në imazh.
“Pasi zbulova dorën, menjëherë e kuptova se ishte një fenomen i pashpjegueshëm. I gjithë trupi filloi të më rrëqethet. Jam e sigurt që askush nuk ka qenë prapa shpinës tonë. Madje një imazh tjetër i shkrepur disa sekonda më vonë nuk tregon kurrfarë dore”, ka shkruar Trefla nga Bury.
Ajo është e bindur se dora ishte drejtuar kah burri, i cili disa ditë më vonë ndërroi jetë.
Në Dovestone Reservoir kanë ndodhur shumë vdekje misterioze gjatë viteve të fundit, përfshirë atë të David Lytton, 67-vjeç, trupi i të cilit është gjetur në dhjetor të vitit 2015.
Edhe Craig Wlcox, 28-vjeç, ishte raportuar i zhdukur në janar të vitit 2014, kurse trupi i pajetë ishte gjetur disa javë më vonë. /Telegrafi/