Përfaqësues të legjislativit dhe ekzekutivit i kanë mësyrë Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e parë plenare për këtë vit.
Kontrollim i detajuar për të gjithë ata që qarkullonin në Kuvendin e Kosovës.
Pak minuta pas fillimit të seancës deputetët e opozitës hodhën gazin lotsjellës dhe kështu pamundësuan vazhdimin për disa minuta.
Kryeparlamentari Kadri Veseli thirri sërish vazhdimin e seancës, por edhe kësaj here, deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës.
Para kthimit në seancë u ndal për një kontroll të detajuar deputeti Pal Lekaj, i cili më pas është shoqëruar në polici.
Gjatë kësaj periudhe po mbahej dhe mbledhja e kryesisë, në të cilën u mor vendimi të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 deputetët e opozitës, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
Fisnik Ismajli ishte deputeti i parë i cili u largua nga pjesëtarë të sigurimit nga Policia e Kosovës.
Ndiqeni kronikën e plotë të përgatitur nga Tribuna Channel: