Pozitë e opozitë përplasen në Shtime, bëhen hor në përvjetorin e masakrës së Reçakut

E publikuar: 14/01/2026 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përvjetori i Masakrës së Reçakut ka përplasur pozitën dhe opozitën në qytetin e Shtimës.

Kjo pasi që Komuna e Shtimës para pak minutave më parë ka njoftuar se me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, është përgatitur vetëm agjenda zyrtare nga Këshilli Organizativ, në bashkëpunim me protokollin e shtetit.

Postimi i plotë:

Komuna e Shtimes njofton të gjithë qytetarët se me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, është përgatitur vetëm agjenda zyrtare nga Këshilli Organizativ, në bashkëpunim me protokollin e shtetit.

Nuk do të ketë seancë përkujtimore të paralajmëruar nga kryetari i PDK-së, përkatësisht asambleistit Rrahman Jakupi, pasi vendimi për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit, i dërguar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është ende në proces të shqyrtimit të ligjshmërisë sipas afateve ligjore.

Ky njoftim mbështetet edhe në shkresën zyrtare të MAPL-së.

Andaj, kjo ftesë për mbledhje është në kundërshtim me Ligjin Nr. 08/L-284 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, përkatësisht të nenit 9.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe respektin tuaj ndaj procesit zyrtar dhe përkujtimit të kësaj ngjarje të rëndësishme historike.