Kosovarët ecin mbi pasuri miliardëshe të pashfrytëzuar, e janë fuqia më e re e më e lirë punëtore në tregun e madh të Evropës. Por, janë populli më i varfër i këtij kontinenti.
Për gjendjen e rëndë socio-ekonomike në Kosovë, shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, fajëson udhëheqësit politik të pozitës dhe opozitës. Të dyja palët sipas tij kanë përgjegjësi për këtë situatë.
Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai thotë se kjo nuk do të mund të tejkalohet nëse liderët në vend nuk fillojnë të mendojnë përtej nteresave afatshkurtëra partiake.
I pari i Bankës Botërore në Kosovë vlerëson se Kosova ka disa avantazhe të mëdha për zhvillim. Ndër to janë resurset minerare, popullësia e re dhe qasja në tregun e madh evropian.
Megjithatë, përmend se ka telashe me këto resurse nga të cilat nuk përfiton plotësisht. Ndër to është energjia dhe kombinati metalurgjik Trepça.
“Çështja më triki politike dhe më e gjerë është Trepça. Trepça, ka katër sfida në vete. Sfida politike se kush është pronar i saj, sfida ambientale, sfida financiare me shumat e mëdha të borxheve dhe sfida infrastrukturore. Nuk është në fazën në të cilën do të mund të prodhonte”.
Sipas tij, nuk do të duhej të ishte e vështirë të thuhej se këto janë elementet kryesore të strategjisë së rritjes dhe këto do të duhej të rizhvilloheshin.
“Vërtetë të transformonin ekonominë e Kosovës, që të mos ketë vetëm rritje 3 apo 3.5 për qind por të lëvizë në 5, 6 e 7 për qind për një periudhë relativisht të gjatë kohore. Është e vështirë por jo e pamundur”, thotë Olters.
Diaspora mund të ndihmoj në zhvillim ekonomik
Por për të transformuar ekonominë, sipas tij, kërkohet zbatim i ligjit dhe forcim i sistemit gjyqësor. Gjithashtu duhet energjia elektrike dhe krijimi i kushteve të favorshme për të zhvilluar ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe tërheqja e investimeve të huaj.
Këto investime fillimisht duhet të kërkohen tek kosovarët që jetojnë jashtë vendit të cilët me remitenca kanë pasur një rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës, “dhe mendoj se remitencat mund të ofrojnë shumë më shumë”.
“Është një rrjetë që ekziston, një rrjetë që mund të përdoret për të zhvilluar eksportin, njerëzit që kanë informacione për tregje”, thotë Olters.
Ky rrjet do të mund të shfrytëzohej, sipas tij, për të shitur produktet bujqësore, të cilat kanë treguar sukses viteeve të fundit në vend. Megjithatë duket mjaftë sfiduese nxjerrja e tyre në treg për disa arsye.
“Njëra prej gjërave që juve ju mungon është shija e ushqimit. Dhe është shumë e vështirë të gjesh ushqim lokal, në zonat ku Kosovarët jetojnë. Kjo ka lidhje tregtare me zonat ku ka komunitete. Mendoj se mund të shfrytëzohet më shumë sesa është duke u shfrytëzuar…”
Ndërkaq, për ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, Olters, vlerëson se duhet të krijohen lehtësira institucionale më të mëdha dhe tu ofrohet më shumë garanci për investimet e tyre.
Sipas tij, nëse një kosovarë që jetonë në Austri vendos të investoj në Kosovë e ka të vështirë të marrë kredi nga bankat austriake pasi ato nuk e njohin investimin në Kosovë dhe të njëjtën telashe e gjenë edhe në Kosovë pasi bankat kosovare nuk e njohin atë si klient.
“Pra, kjo është një fushë e cila duhet të rregullohet”.
Në përgjithësi, thotë se është duke u ecur në rrugë të mbarë por klima e biznesit në shumë mënyra është e vështirë sepse në çdo pjesë duhet të punohet.
“Duke i përmirësuar disa e duke i lënë disa të tjera, kjo nuk e rritë klimën e biznesit aq shumë sa doni ju. … ti mund të vendosësh shumë hallka në zingjir, por nëse vendos disa hallka të dobëta atëherë nuk mund ta tërheqësh atë zingjir. Dhe mendoj se këtu Kosova ka shumë fusha që kanë nevojë për vëmendje urgjente, dhe prap them se duhet të filluar nga energjia”, thotë Olters.
Mungesa e energjisë është një pengesë e madhe për të realizuar investime dhe Kosova ka nevojë për investime shtesë, në sektorët industriale të prodhimit e tregtisë.
Por mbi të gjitha duhet të ndryshoj mënyra e funksionimit të palëve të ërfshira në këtë zinxhirë. Bizneset nuk do të duhej të mbajën numrat e ministrave në telefon.
“Duhet ta ndryshojnë mënyrën sesi punojnë dhe duhet të jenë në gjendje ti kalulkojnë kostot e çdo hapi që bëjnë. Dhe në të njejtën mënyrë për investitorët e huaj. Nuk ka investitor të huaj që po konsideron Kosovën si destinacion për investim, dhe pret të shkojnë rrjedhat ashtu siç duhet”.
Kjo për shefin e Bankës Botërore nuk është diçka e re.
“Çdokush që ka punuar këtu e kanë vërejtur këtë në rrethana të ndryshme. Struktura ligjore për disa fusha në fakt është mjaft mirë. Kosova ka vështirësi në pjesën e implementimit”.
Ai thotë se ka pasur përmirësime mbresëlënëse por ende ka punë për të bërë.
“Kosova nuk duhet të jetë e kënaqur me gjendjen se ku është tani”, thotë Olters.
Ai porositë vendësit që të identifikojnë prioritetet, të shohin se ku ka nevojë për reforma urgjente ta ndihmuar sektorin privat që të jetë i suksesëshëm.
“Dhe pa qenë i suksesshëm sektori privat nuk mund të kesh vende të punës”.
Kosovës i duhet edukim cilësor
Për të arritur këtë, ai thotë se duhet të ndërtohet strategji afatgjatë dhe të viven në shfrytëzim të gjitha këto resurse të ndërlidhura me njëra tjetrën.
Një ndër to është edhe edukim, i cili aktualisht nuk është në përputhje me cilesinë që duhet të jetë.
Sipas të paarit të Bankës Botërore në Kosvë janë disa fakultete që janë të forta dhe prodhojnë goxha shumë të diplomuar, por janë disa fusha që nuk janë të mjaftueshme.
“Dhe në anën tjetër ne kemi të diplomuar të cilët nuk mund të gjejnë punë, dhe në të njejtën kohë ne kemi kompani që kërkojnë puntorë e nuk mund ti gjejnë. Pra, ndoshta nuk është problemi tek kualiteti si përshtatje e asaj çfarë kërkohet dhe asaj se çfarë po ofrohet nga shkollat/universitetet”, thekson Olters.
Në lidhje me këtë, ai thotë se me eksperiencat që Kosova ka mund të kthehet në debat brendshëm që disa prej këtyre eksperiencave mund të adaptohen në kontekstin e Kosovës dhe mund të hapin kanale të karrierës të cilat jo detyrimisht duhet të jenë të natyrës akademike, por mund të jenë më të larta sesa janë tani.
“Njerëz të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme, talente, interese. Nuk mund ta ndërtosh një vend pa ngritje akademike dhe nuk mund ta ndërtosh një vend pa (të aftësuar profesional)…. në fund të gjitha e kanë rëndësinë e tyre”.
Por, cilido qoftë drejtimi që një student merr dhe puna që ai bënë cilësia e edukimit, trajnimit ka rol të rëndësishëm, transmeton gazeta fjala.
“Një kontroll i brendëshëm dhe i jashtëm i cilësisë që të sigurohemi se çfarë po mësohet është relevante dhe lidhet se me çfarë po kërkohet nga tregu”.