Pozhari: Unë ha të shajtme në Facebook, Martin Berishaj fito tendera

E publikuar: 12/11/2025 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka reaguar me një postim ironik lidhur me situatën politike në vend, duke vënë në kontrast pozitën e idealistëve dhe oportunistëve në pushtet.

“Unë ha të shajtme në Facebook. Martin Berishaj fito tendera! Jeta kështu e ka. Në çdo pushtet pësojnë idealistët, përfitojnë oportunistët,” ka shkruar Pozhari.

Ai ka shtuar se idealizmi nuk është vetëm një zgjedhje, por një bindje e thellë dhe mënyrë e të qenit.

“Veçse idealizmi nuk është veç zgjedhje. Është bindje. Është formësim. Diçka si sëmundje e pashërueshme,” ka theksuar ai.

Në fund, Pozhari e ka përmbyllur reagimin me një krahasim ironik: “E, oportunizmi, veç aftësi për gjimnastikë.”