Pozhari thotë se Radojçiq mund të vritet në Serbi: Dimri afër, mund t’i dështojnë frenat

E publikuar: 04/10/2023 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti, Xhevdet Pozhari, ka paralajmëruar një “fund të trishtë” për kryekriminelin serb Milan Radojçiq.

Në një postim në Facebook, ai thotë se Radojçiq mund të vritet në formë mafioze, e të njëjtin më pastaj ta “vajtojë” presidenti serb Aleksander Vuçiq, duke e konsideruar “hero”.

Postimi i plotë:

E paskan liru Radoiçiçin. Nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat. Atij i duhet heshtja.

Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiçit mund t’i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta “vajtojë” – vdiq heroi ynë!