Pozhari: Një zv/ministër i Qeverisë Kurti më kërcënoi

E publikuar: 17/06/2022 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari, Xhevdet Pozhari nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një zv/ministër i Qeverisë Kurti.
Pozhari ka thënë se është kërcënuar pasi që më parë e kishte kritikuar këtë person.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru.
Sa poshtë kanë rënë disa!