Sot në media u raportua se ndaj kandidatit për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Ajet Potera është ngritur një aktakuzë për veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike”.
Padinë ndaj Poterës e ka ushtruar vet kompania KEDS, e cila thotë se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë akuzën, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, Ajeti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë çështje.
Ai ka akuzuar pushtetin, duke thënë se aktakuza më parë ka shkuar në duart e të tjerëve se sa në duar të tij.
“Është shumë interesante kur të kapet shteti, më shumë rivalët politik i dinë aktakuzat ndaj meje se sa që i qohen njeriut në dorë. Asnjë aktakuzë kurrë nuk ka ardh në adresën time, me e pas një dokument që unë jam i akuzuar për diçka. I fëlliqti të flliq dhe po presim 22 tetorin, verdiktin e fundit për këta flliqana”, ka thënë Potera.
I pyetur se si i komenton disa lista me të dhënat personale të qytetarëve të Podujevës që po qarkullojnë në rrjete sociale, të cilët kanë deklaruar se do të votojnë për Vetëvendosjen, Potera ka mohuar të jetë në dijeni. /Indeksonline/


















