Postoi foto nga pushimet në shkretëtirë, ish depuetetja shqiptare pendohet dhe merr vendimin drastik

E publikuar: 09/02/2018 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për ish deputeten e PS-së në qarkun e Durrësit, Esmeralda Shkjaun, e cila sot u rikthye në qendër të vëmendjes së mediave nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetet sociale,

E veshur me zeza ish deputetja na tregoi sot se këtë dimër po e kalon në shkretëtirë. Shumë shpejt këto foto bërën xhiron në çdo portal, por më pas duket se socialistja u bë pishman për postimin e tyre.

Ajo jo vetëm që i fshiu nga adresa e saj personale, por mbylli dhe llogarinë e saj në Instagram, Gjithsesi “Gazeta Express”, mundi që t’i ruajë këto foto që mesa duket e rikthyen edhe një herë në vëmendje Esmeraldën. Edhe pse nuk kishte asgjë të ekzagjeruar, nuk dihet pse ish deputetja e Parlamentit ndërmori këtë vendim drastik. Ndoshta kërkon që jetën e saj ta mbajë larg vëmendjes së medias. /Gazeta Express/