Postieri shpërndau dërgesat me pantallona të shkurtra edhe përkundër temperaturave të ulëta (Foto)

E publikuar: 04/03/2018 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brian Rogerson ka treguar se veriorët janë ‘të fortë si gozhdët’, kur vjen koha për temperatura të ulëta.

Postieri nga Gateshead i Anglisë, për dallim prej nesh që vishemi sa më ngrohtë në mot të ftohtë, kreu obligimet i veshur në uniformën verore, përcjell Telegrafi.

“Ishte një garë e vogël mes kolegësh, se kush mundet më së gjati të qëndrojë me veshje të shkurtra”, ka thënë Rogerson.

Rogerson duke shpërndarë dërgesat

Por, kolegët e tij veshën menjëherë pantallonat e gjeta, sepse nuk po mund të duronin të ftohtin.

Fillimi për të kishte qenë i vështire, por më pas pretendon se u mësua dhe nuk ndjen gjë, pos të ftohtit në vesh dhe duar. /Telegrafi/