‘Posti i profesoresësh në Shkup për Baljen’, Miftaraj: Qeverisje tipike made in Albin Kurti

E publikuar: 23/05/2025 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar konfirmimin e deputetes Duda Balje se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Ai ka bërë me dije se kjo flet për qeverisje të bazuar në parime dhe pazare politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është qeverisje tipike e Albin Kurtit.

“Deputetja Duda Balje konfirmon se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun. Qeverisje e bazuar në parime dhe pazare politike. Qeverisje tipike made in Albin Kurti. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blehet me pak pare blehet me më shumë pare”, ka shkruar Miftaraj.