Posterë të kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së pranë qendrës së votimit në Prizren (Foto)

E publikuar: 22/10/2017 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prizren është evidentuar një rast i shkeljes të rregullave zgjedhore, meqë afër një qendre të votimit janë vendosur posterë të kandidatëve të dy subjekteve politike.

Afër qendrës së votimit Nr. 2003 A, te Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri”, Ortakoll, janë vërejtur posterë të kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së, transmeton Telegrafi.

Në këtë qendër të votimit janë të regjistruar 10 mijë votues. /Telegrafi/