Posta zvicerane do të përdorë dronët për dërgesat e mostrave laboratorike në Cyrih

E publikuar: 18/12/2018 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një projekt i ri i iniciuar nga Posta Zvicerane parashikon që të jenë dronët ata që do të dorëzojnë mostrat laboratorike midis Universitetit Spitalor të Cyrihut (USZ) dhe kampusit Irchel të Universitetit të Cyrihut (UZH).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, projekti pritet të zgjasë një vit.

Kështu, siç thuhet tutje, transporti i mostrave laboratorike në mes të USZ dhe UZH në Irchel është dy herë më i shpejtë nga transporti rrugor, tha Posta zvicerane në një deklaratë.

Shpërndarja e shpejtë është veçanërisht e rëndësishme në sektorin mjekësor, vuri në dukje deklarata.

Projekti në fjalë fillon më 10 dhjetor me Postën Zvicerane duke punuar ngushtë në sigurinë me Zyrën Federale të Aviacionit Civil (FOCA) dhe ofruesin e shërbimit të navigacionit Skyguide i cili monitoron hapësirën ajrore zvicerane.

Projekte të ngjashme që përdorin dronë për të ofruar mostra laboratorike janë kryer më parë në Bernë dhe Lugano. /Telegrafi/