Posta e Kosovës e largon përkohësisht nga puna Gazmend Isufin, mikun e Thaçit

E publikuar: 13/11/2015 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërmarrja Publike Posta e Kosoves Sh.A. ka marre vendim sot, më 13 nëntor 2015, për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit Gazmend Isufi për shkak se jemi njoftuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës se ai është arrestuar dhe se ndaj tij ka filluar një procedurë penale.

Vendimi është marrë bazuar në Ligjin e Punës, Kodin e Mirësjelljes së punonjësve dhe procedurave disiplinore të Postës së Kosoves Sh.A..