Burra që ju lejohet të martohen me disa gra, hareme, mungesa e arsimimit, diamante dhe shami që shkëlqejnë – jeta e grave arabe është steoitipizuar shumë në sytë e të huajve.
Ky steriotipizim, që është krijuar më shumë nga filmat, e ka bërë shumë të vështirë dallimin mes të vërtetave dhe miteve sa i përket jetës që bëjnë femrat në Lindje.
Kështu, ne po ju tregojmë më poshtë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo rreth femrave të botës arabe.
Martesa të rregulluara nga prindërit
Gjysma e martesave në vendet arabe janë ende të rregulluara sipas vullnetit të prindërve. Por, në qoftë se nusja nuk e pëlqen dhëndrin, martesa nuk bëhet. Nënshkrimi i kontratës së martesës është i detyrueshëm. Mosha minimale e martesës është 18-vjeç.
Ceremonitë e dasmave
Në vendet arabe, nusja dhe dhëndri bëjnë dasma të ndara në ditë të ndryshme. Dasma e nuses bëhet e thjeshtë ndërsa ajo e dhëndrit sa më luksoze aq më mirë. Konsumimi i çdo lloji alkooli është i ndaluar.
Poligamia
Shumica e martesave në Arabi janë monogame, jo të gjithë burrat kanë mundësi financiare të mbajnë më shumë se një grua. Martesa e parë është më e rëndësishmja dhe gruaja e parë është më e rëndësishme. Nëse do, një burrë arab mund të marrë një grua tjetër, por ajo duhet të aprovohet fillimisht nga gratë e tjera.
Divorci
Sipas traditës së vjetër, një burrë i gatshëm të divorcojë gruan e tij duhet ta përsërisë frazën “Unë të jap divorcin” tri herë. Pas ndarjes gruaja duhet të qëndrojë për disa ditë në shtëpi që të sigurohet që nuk është shtatzënë. Një grua mund të aplikojë për divorc vetëm nëse një burrë nuk e mban me gjithë të mirat, në të kundër gjykatësi do të mbajë anën e burrit.
Të drejtat e grave
Gratë arabe ishin ndër të parët që morën të drejtën për t’u martuar sipas dëshirës së tyre, për nisur divorcin dhe për të pasur pronën e tyre. Një herë në javë, të gjitha plazhet, pishinat dhe sallonet e bukurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të hapura vetëm për gratë. Gjithsesi, gruaja e një myslimani mund të bëjë gjithçka, por me lejen e burrit.
Veshja
Gratë duhet të fshehin trupin e tyre nën rroba të lirshme. Ata mund të veshin çfarë të duan nën këto rroba të lirshme: minifundet, xhinse dhe pantallona të shkurtra. Kjo sepse bukuria e saj është vetëm për burrin e saj dhe burrat e tjerë nuk duhet ta shohin atë. Kuvajti është i vetmi vend arab ku gratë mbajnë rroba evropiane jashtë shtëpive.
Edukimi dhe punësimi
Nëse një grua dëshiron të arsimohet, askush nuk e ndalon. Shumë vajza madje shkojnë jashtë për të studiuar. Në Jordani, vetëm 14% e grave janë analfabete, madje shumë prej tyre bëjnë karrierë. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, 2% e drejtuesve janë gra, 20% e pozicioneve administrative janë të zëna nga gratë, dhe 35% e forcave të punës në vend janë gra. /mapo.al/