Portugalia do të vijë me gjithë yjet e saj në “Elbasan Arena” për t’u përballur me Shqipërinë në 7 Shtator. Trajneri i skuadrës luzitane, Fernando Santos shpalli listën me futbollistët që ka thërritur në mision për sfidat kundër Francës dhe Shqipërisë. Ndryshe nga takimi i parë i fushatës së eliminatoreve ku Shqipëria befasoi portugezët falë golit të Bekim Balajt, këtë herë luzitanët do të kenë liderin e tyre Cristiano Ronaldon, ndërkohë që për sa i përket risive të tjera, te Portugalia rikthehen edhe mbrojtësi i Realit, Pepe, Miguel Veloso dhe Raphael Guierreiro.
Santos ka preferuar të ketë në dispozicion edhe Joao Moutinho, pavarësisht se mesfushori i Monacos mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi. Për të mbushur boshllëkun e mungesave të mesfushorit Tiago të pezulluar dhe William Carvalhos të dëmtuar trajneri i Portugalisë ka thërritur Joao Marion dhe Migel Veloson, ndërsa Raphael Guerrero do të zëvendësojë Fabio Coentraon.
Në 4 Shtator Portugalia do të përballet me Francën në një takim që nuk vlen për pikët e grupit “I” ndërsa 3 ditë më pas do të ndeshet me Shqipërinë në “Elbasan Arena”. Ja dhe lista e plotë e përfaqësueses portugeze për ndeshjet me Francën dhe Shqipërinë:
Portier:: Rui Patricio (Sporting Lisbon), Anthony Lopes (Lyon/FRA), Beto (FC Sevilla/ESP)
Mbrojtesat:: Pepe (Real Madrid/ESP), Ricardo Carvalho (Monaco/FRA), Bruno Alves (Fenerbahçe/TUR), José Fonte (Southampton/ENG), Cédric (Southampton/ENG), Vieirinha (Wolfsburg/GER), Eliseu (Benfica), Raphael Guerreiro (Lorient/FRA)
Mesfushorët:: Joao Mario (Sporting), Joao Moutinho (Monaco/FRA), Miguel Veloso (Dynamo Kiev/UKR), Danilo (FC Porto), Adrien Silva (Sporting), André André (FC Porto), Bernardo Silva (Monaco/FRA)
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo (Real Madrid/ESP), Danny (Zenit St-Pétersburg/RUS), Éder (Swansea/ENG), Nani (Fenerbahce/TUR), Ricardo Quaresma (Besiktas/TUR), Silvestre Varela (FC Porto)