Portugalia e mundi Slloveninë, duke bërë kështu që ajo të shkojë në çerekfinalen e Euro 2024, për t’u ndeshur me Francën.
Ajo fitoren e arriti pasi ndeshja shkoi në penallti.
Portugalia i shënoi tri penallti, ndërsa Sllovenia i humbi tri.
Penalltitë u shënuan nga Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes, dhe Bernardo Silva.
Ndërsa nga skuadra e Sllovenisë, lojtarët që i humbën penalltitë janë Josip Ilicic, Jure Balkovec, Benjamin Verbic.
Para se ndeshja të shkonte në penallti, Ronaldo e humbi një të tillë në pjesën e parë të minutave shtesë të lojës.