Portugalia është gati të hedh në treg monedhën shtatë euroshe për nder të Ronaldos

E publikuar: 16/09/2024 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo cilësohet njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Futbollisti portugez mban rekordin në futboll me golat e shënuar gjatë gjithë karrierës së tij, plot 901.

Përveç golave, ai ka fituar edhe trofe të ndryshëm sikurse me klubin ashtu edhe me kombëtaren.

Cristiano Ronaldo udhëhoqi kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 për triumfin historik të Portugalisë në Kampionatin Evropian.

Si dhe në sezonin 2018/19 ishte fitues i Ligës së Kombeve.

Të gjitha këto suksese me shtetin e tij, ka bërë që Ronaldo të nderohet edhe nga vendi i origjinës.

Raportohet se Portugalia ka vendosur të hedh në treg monedhën shtatë euroshe për nder të tij.

Klikoni këtu

Kujtojmë se deri më tani ai ka realizuar 130 gola me kombëtaren e tij dhe e ka synim Kupën e Botës e cila mbahet pas dy vitesh.

Kupa e Botës është i vetmi trofe i cili i mungon Ronaldos në sirtarin e tij.