Sot zhvillohet ndeshja Portugali-Francë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Estadio da Luz” në kuadër të Ligës së Kombeve në Grupin A, përcjell KosovaPress.
Kampionët e edicionit 2018/19 të Ligës së Kombeve luajtën në miqësore kundër Andorrës ku fituan me rezultat të thellë 7:0, kurse Franca në miqësoren e fundit pësoi humbje nga Finlanda me rezultat 2:0.
Forma momentale e të dy kombëtareve në të gjitha garat është e mirë ku Portugalia në gjashtë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje dhe ka arritur të regjistrojë katër fitore dhe dy barazime, kurse Franca në gjashtë xhirot e fundit ka katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Të dy skuadrat priten të hyjnë në këtë ndeshje me formacione të forta, kështu duke pasur ndryshime nga formacionet në ndeshjet e fundit, pasi që të dyja synojnë fitoren.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve pritet të jenë këto:
Portugal (4-3-3): Patricio; Cancelo, Dias, Fonte, Guerreiro; Pereira, Carvalho, Fernandes; Silva, Felix, Ronaldo
France (4-3-3): Lloris; Dubois, Varane, Lenglet, Hernandez; Kante, Pogba, Tolisso; Griezmann; Martial, Mbappe