Para kohës së librave për prindër , këshillave të pafundme nga interneti dhe nënave blogere që kanë mijëra ndjekës në Instagram, rritja e fëmijëve ka qenë shumë më ndryshe.
Imazhi i vjetër që është shpërndarë së fundmi, tregon më së miri dallimin e zymtë se si ka qenë dhe si është tani, transmeton Telegrafi.
Në këtë fotografitë të postuar në llogarinë ‘Hictorical Pictures’ në Facebook, shihet një fëmijë teksa frynë qirinjtë e tortës së ditëlindjes, i rrethuar me kanaqe birrë dhe pranë tavllës me bishta cigaresh. Fytyra tij është e ekspozuar ndaj tymit, nga një e rritur e cila tymoste shumë pranë, që po ashtu është zënë në kuadër.
“Festimi i ditëlindjes në të 80-tat, pranë birrave, tavllës dhe me mysafirë që tymosin vetëm disa centimetra larg fëmijëve”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Postimi është bërë viral, që bëri shumë njerëz të komentojnë, shumica duke kujtuar fëmijërinë e tyre në atë kohë si ‘të rehatshme, por edhe mjaft të rrezikshme’, teksa mblodhi 14 mijë pëlqime.
Fëmijët që rriten gjatë ditëve të sotme, komentuesit i quajtën ‘fjolla bore’, ngaqë qëndrojnë në ambiente të pastra, pa tym apo alkool.
“Çfarë të them… ia kemi dalë shumë mirë. Fëmijët e sotëm i kanë të gjitha alergjitë, janë të ndjeshëm dhe zhduken prapa telefonit” ka qenë një prej komenteve.
Të tjerë kanë kthyer kujtesën pas, kur qëndrimi me të rriturit ishte i zakonshëm, madje edhe pirja e ndonjë gllënjke me alkool nga gota e tyre.
“Të mallkuarat vitet e 80-ta, kur pinim ujë nga kroi, ngitnim biçikletën pa helmetë, nuk lidheshim në ulëset e pasme të veturë dhe luanim në rrugë deri në muzg” ishte një koment tjetër plot nostalgji. /Telegrafi/