Interneti është i mbushur me portrete familjare, që janë bizare dhe të pakuptimta. Por, një politikane nga Nevada e Shteteve të Bashkuara, ia ka vënë pikën!
Republikania Michele Fiore, e ka mbledhur familjen, që të kenë si kujtim një fotografi për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.
Së bashku me katër fëmijë, ata kanë pozuar me armë të shkurtra dhe të gjata.
Fotografia me të cilën Fiore i uron festat, ka marrë kritika të shumta.
Ajo është parë si shumë provokuese e degjeneruese, posaçërisht në kohën kritike sa i përket gjendjes së sigurisë. /Telegrafi/




















