Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është sërish i nominuar për pritjen e muajit në Premier League.
Shtatlarti i Ipswich Townit të elitës së futbollit anglez, është në garë me pesë portierë tjerë për ta fituar çmimin e pritjes më të mirë të muajit shtator, ka shkruar “premierleague.com” të enjten.
Për këtë çmim votojnë lexuesit e faqes së Premier Leagues, por edhe paneli i ekspertëve.
Fituesi do të publikohet në javën tjetër, ndërsa mund të votohet deri më 7 tetor. Muriq pati disa pritje të mira në ndeshjen ndaj Brightonit që përfundoi pa gola.
Në garë me 25-vjeçarin janë edhe Nick Pope, Guglielmo Vicario, Andre Onana, Mads Hermansen dhe Emiliano Martinez.