Infrastruktura sportive në Kosovë është për çdo kritikë.
Klubet e këtushme po hasin në vështirësi për t’i përballuar sfidat natyrore si balta që krijohet në fusha të futbollit kur të bie shi dhe bora, e cila i mbulon këto fusha.
E me një sfidë të tillë po përballet edhe portieri i Kosovës U-21, Altin Gjokaj.
Portieri i Drenicës u pa duke ushtruar sot para lojës me Trepçën në kushte të vështira, të mjerueshme, siç shihet edhe në një fotografi që është bërë sot virale në rrjetet sociale.
Gjokaj, i cili debutoi muajin e kaluar me “Dardanët e rinj”, u sfidua nga lloçi dhe nga kushtet e vështira vetëm për t’u përgatitur sa më mirë për lojën e radhës, por edhe për ta mbajtur ritmin për sfidat e radhës që e presin me ekipin Kuqezi, i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Shpresojmë që 17 vjeçarit t’i shpërblehet mundi dhe sakrifica duke u transferuar jashtë vendit pasi bëhet fjalë për një portier fantastik.
Kjo është shpresa e vetme që ai të ushtrojë në kushte të mira pasi në Kosovë tash e shumë vite, nuk është bërë përparim në aspektin e infrastrukturën, me fushat/stadiumet që janë pa drenazh të hairit dhe me plot mangësi e defekte./express