Diamant Ramaj, shumë shpejt mund të jetë gardian i portës së Kosovës nëse e pranon ftesën për ta veshur fanellën e kombëtarës.
Kështu bëjnë me dije burimet e Klan Kosovës.
Aktualisht, Ramaj mbron ngjyrat e U-20 të Gjermanisë.
22-vjeçari e ka bërë edhe debutimin për gjigantin holandez, Ajax.
Ai hyri në vend të portierit Jay Gorter, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Utrechtit.
Ekipi nga Amsterdami, ka paguar plot 5 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e kosovarit.
Diamant Ramaj, deri më tani ishte pjesë e ekipit të Frankfurtit.