Kaq seksi nuk ka qenë kurrë më parë një makinë Porsche.
Modeli i ri i Boxster u prezantua në panairin e Nju Jorkut.
Aq më tepër kur Porsche shton edhe Spyder tek modelet e saj, gjithcka bëhet e parezistueshme.
Versioni i ri është më i forti i kësaj familje.
Motori 3.8 litër me gjashtë cilindra ka 375 kuaj fuqi.
Makina kap 100 kilometra në orë për 4.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi deri në 290 kilometra në orë.
Nga pikëpamja vizuale është thjesht e mrekullueshme.