Pas disa orësh Samsung do të zbulojë dy pajisje të reja që fansat kanë kohë që po presin. Këta telefona inteligjentë do të jenë Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge+. Një zyrtar i Samsung-ut citoi për gazetën prestigjioze Korea Times se porositjet për Galaxy S6 Edge+ do të fillojnë nga 20 gushti në Korenë e Jugut.
Tre dyqanet më të mëdhenj në Korenë e Jugut, si LG Uplus, KT dhe SK Telecom, do të fillojnë të pranojnë porositjet për Galaxy S6 Edge+ duke filluar nga 20 gushti. Ndërsa një ditë më vonë do të hapen porositjet në tregje të tjera në të gjithë botën.
Para disa ditësh uebsajti i kompanisë në Francë zbuloi se porositjet e pajisjes në këtë vend do të nisin më 21 gusht. Samsung deri tani nuk ka zbuluar ndonjë informacion mbi çmimin apo datën kur do të tregtohet kjo pajisje, megjithatë nuk do të na duhet të presim shumë gjatë deri sa të marrim më shumë informacione.